Kërstiq ia përmend Mujës bisedën në telefon të Kusari-Lilës me Radojiçiqin, Muja e shmang përgjigjen - NACIONALE

Kërstiq ia përmend Mujës bisedën në telefon të Kusari-Lilës me Radojiçiqin, Muja e shmang përgjigjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bratislav Kërstiq, analist serb nga Kosova, dje ishte përball deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Gjatë bisedës e sipër, Kërstiq ia përmendi Mujës bisedën e në telefon të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ndonëse atë nuk e përmendi me emër, por vërehej që aludimi ishte te përgjimet e publikuara nga Nacionale vitin e kaluar.

“Mos të harrojmë, jo veç qeveritë e kaluara, Radojiçiqi ke edhe partneri pas telefoni ose në do takime fizike me parlamentarë të Vetëvendosjes. Mos të harrojmë që në janar të vitit të kaluar, deklarata zyrtare e kryeministrit tonë ke “nuk është Lista Serbe aq e keqe qysh e kemi mendu” – tha Kërstiq, i cili bëri një krahasim ekstrem në mes gjendjes së tanishme në veri dhe kohës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, diktator i ish-Jugosllavisë, që u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë.

Siç mund të shihet në videon e mëposhtme, Muja nuk u përgjigj në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i kërkuar ndërkombëtarisht për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku ra në krye të detyrës një polic i Kosovës dhe u vranë tre policë të Kosovës.

Kujtojmë që në përgjimin e publikuar nga Nacionale, Kusari-Lila e kishte pranuar se ka biseduar “2-3 minuta” me Radojiçiqin.

Lajme të ngjashme