kërkon të mos publikohen të dhënat personale të Veteranëve të UÇK-së
Agjencia për Informim dhe Privatësi nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në rrjetin shoqëror Facebook, ka rekomanduar mos publikimin e të dhënave personale të veteranëve të UÇK-së.
"Agjencia për Informim dhe Privatësi u bënë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë", pohohet në njoftimin e tyre.
"Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi ,si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", shkruhej më tutje në njoftimin e AIP.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë: