Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për 3 vëllezërit që dyshohet se rrahën hoxhën e Lupçit - NACIONALE

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për 3 vëllezërit që dyshohet se rrahën hoxhën e Lupçit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga Gjykata, vazhdimin e paraburgimit edhe për një muaj, për 3 vëllezërit Murturi që dyshohet se rrahën brutalisht imamin e xhamisë së Lupçit të poshtëm, të Podujevës.

3 vëllezërit Murturi, po mbahen në paraburgim tash e 3 muaj, por kjo masë pritet të skadojë me datë 22, andaj Prokuroria ka bër këkresë për zgjatjen e kësaj mase. Raporton Express.

Akuza që rëndon mbi ta është “Vrasje në tentativë”

Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, në gjykatën kompetente”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ulaj.

Lajme të ngjashme