Kërkohet që të shtunën gjatë orarit të protestës, të mbyllen të gjitha bizneset - NACIONALE

Kërkohet që të shtunën gjatë orarit të protestës, të mbyllen të gjitha bizneset

1 vit më parë

nga NACIONALE

‘Asnjë cent më shumë’, kjo iniciativë qytetare e cila po e kundërshton me ngulm, ngritjen e çmimit të rrymës e cila u paralajmërua, po kërkon nga çdo biznes që t’i mbyllin lokalet e tyre, të shtunën, në nga ora 15:00 deri në ora 16:00, kjo në shenjë solidarizimi me protestën. Ata kanë theksuar se ngritja e cmimit do t’i penalizoj vet bizneset, prandaj kërkojnë përkrahjen e tyre.

E plotë:

Të shtunën, më 5 prill 2025, nga ora 15:00 deri 16:00, do të mbahet protesta qytetare kundër rritjes së paralajmëruar prej 15% të çmimit të energjisë elektrike.

💡

Kjo rritje nuk është vetëm barrë për qytetarët – ajo prek drejtpërdrejt çdo biznes, duke rritur koston e operimit, duke detyruar rritjen e çmimeve dhe duke vënë në rrezik vetë qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të shtunën, në shenjë solidarizimi, të mbyllin për një orë lokalet e tyre – nga ora 15:00 deri në 16:00.

Ky veprim i thjeshtë, simbolik, është një mesazh i fuqishëm:
🔊 Po, na intereson e ardhmja e vendit!
🔊 Po, kërkojmë politika të drejta ekonomike!
🔊 Po, bashkohemi me qytetarët për një jetë me dinjitet!

🔺

Le ta bëjmë bashkë këtë orë simbolike si paralajmërim – se nuk do të lejojmë që pasojat e paaftësisë dhe mungesës së transparencës t’u bien mbi sup qytetarëve e bizneseve.

Lajme të ngjashme