Kërkohet ndihma e qytetarëve: Ky 17-vjeçar është zhdukur, nëse e shihni njoftojeni Policinë - NACIONALE

Kërkohet ndihma e qytetarëve: Ky 17-vjeçar është zhdukur, nëse e shihni njoftojeni Policinë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, për një 17-vjeçar të zhdukur.

Njoftimi:

Person i humbur – Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe media

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe identifikimin e vendndodhjes së personit, njofton opinionin publik se:

Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri,

i lindur më 15.07.2008,

me adresë banimi në rrugën “Lufta e Gjilanit”, qyteti Gjilan,është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe përpjekjeve për gjetjen e personit, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave. Çdo person që posedon informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografinë e bashkëngjitur, lutet të njoftojë Policinë e Kosovës përmes njërës nga mënyrat në vijim:

Stacioni më i afërt policor

Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”

E-mail: info@kosovopolice.com

Numrat kujdestarë: 192

Policia e Kosovës garanton se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë rast.

May be an image of one or more people

Lajme të ngjashme