Kërkohet mbyllja e të gjitha profileve të rrejshme të VV-së: Çka po pret policia e prokuroria? - NACIONALE

Kërkohet mbyllja e të gjitha profileve të rrejshme të VV-së: Çka po pret policia e prokuroria?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas mbylljes profilit të rrejshëm Jona Çitaku, i cili propagandonte fuqishëm për VV-në.

Ai është shprehur i habitur se si Policia e Kosovës e ka lejuar të funksionojë kaq gjatë një profil të tillë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka kërkuar nga organet e rendit që të mbyllen të gjitha profilet e tilla.

“Po çuditem si Policia e Kosovës, prokuroria dhe sistemi i drejtësisë i kanë lejuar kaq gjatë këto profile kriminale false me operu dhe me dëmtu e helmu shoqërinë e Kosovës. Çka po pritni, o Polici e dashur? E ju prokurorë? Mbyllini në bashkëpunim me META/Facebook të gjitha këto profile/llogari fallso dhe të gjithë këta individë që janë të përfshirë ndiqini penalisht për krimet që i kanë bërë me vite dhe dëmin që ia kanë bërë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Mos lejoni më abuzim me hapësira digjitale, me bullizu, lincu publikun e qytetarin, se në kohën që po jetojmë, veprimi digjital është njëjtë si veprim në jetën e përditshme”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme