Kërkohej nga Policia, arrestohet në Kaçanik
Të enjten rreth orës 15:20 në rrugën “Ismajl Raka” në Kaçanik, është arrestuar një 32-vjeçar i kërkuar nga policia.
I dyshuari me iniciale Sh.T, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.’ me dënim burgimi prej 40 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thotë tutje policia përmes komunikatës.