Kërkim-Shpëtimi Malor në operacion të kërkimit të një bjeshkatari, dyshohet se ka rrëshqitur nga Maja e Hajlës
Një bjeshkatar dyshohet se mbrëmë ka rrëshqitur në kreshtën e njohur si “Maja e Hajlës” në Rugovë, duke u ndarë nga grupi me të cilin po ecte.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK) njoftoi se operacioni për gjetjen e tij nisi nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Operacioni zhvillohet në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente.
“Kushtet e pafavorshme, reshjet e borës dhe dukshmëria e kufizuar e bëjnë operacionin më të vështirë”, tha SHKSHMK.
Ekipet nga të dyja shtetet janë angazhuar në mënyrë të koordinuar, me qëllim lokalizimin e bjeshkatarit dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme.