Kërkesa për kufizimin e vizitave të Thaçit, avokati Qerkini: Është kërkesë absurde
Avokati Artan Qerkini e ka komentuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për kufizim të vizitave për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka bërë me dije se kjo kërkesë që ka për qëllim ndalimin e vizitave nga 14 persona, përfshirë edhe 3 vëllezërit e tij, është absurde dhe e pakuptimtë.
Në emisionin “InfoNata” të Tëvë1, ai ka vlerësuar se kjo kërkesë bëhet e pakuptimtë kur dihet se prokuroria e ka përfunduar punën e vet.
“Kërkesa absurde, sidomos nëse merret parasysh fakti që prokuroria e ka përfundua punën e vet, pra të gjithë dëshmitarët e prokurorisë janë dëgjuara”, ka thënë Qerkini.