Kërkesa e madhe për ushqim ne mensën e studentëve, QS hap një mijë vende shtesë
Kërkesa e madhe nga ana e studentëve për ushqimin në mensë ka bërë që Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës të shpallë konkurs shtesë për pranimin edhe të 1000 studentëve.
Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga QS në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.
“Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik te hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë”, thuhet në njoftim.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs dhe se pagesa për këtë është 15 euro.