Kërcnimet ndaj Zana Avdiut: Ndalohet nga Policia edhe një person
Edhe një person është ndaluar, nga Policia e Kosovës, për kërcënim ndaj opinionistes, Zana Avdiu.
Avdiu u përfshi në një debat, për ndeshjen e fundit ndërmjet Zvicrrës e Serbisë, e specifikisht ajo komentoi sjelljet e Granit Xhakës në fushë. Disa qytetarë, kishin vendosur mendimet e tyre t’i shprehin duke e kërcënuar Avdiun, përçka po arrestohen tashmë nga policia.
Sipas prokurorisë në Prishtinë, një person është ndaluar për 48 orë, si dhe ndaj personit të ndaluar dje, për të njejtin rast, është kërkuar masa e paraburgimit.
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’, derisa ndaj personit që ka qenë nën masën e ndalimit prej 48 orësh është paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë Laureta Ulaj.