Kërcënuan një person, arrestohen dy të dyshuar në Podujevë - NACIONALE

Kërcënuan një person, arrestohen dy të dyshuar në Podujevë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy të dyshuar meshkuj në Podujevë janë arrestuar pasi që kanë kanosur një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në fshatin Gërdoc gjatë ditës së mërkure.

Ndër të tjera PK ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një shufër plastike.

Gërdoc, Podujevë /19.02.2025-18:40. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: një thikë dhe shufër plastike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme