“Kërcënoi me padi” - Ganimete Musliu tregon për letrën që ia kishte dërguar Prindon Sadriu
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vazhdimisht ka kritika ndaj pushtetit.
Megjithatë, një nga këto kritika kishte bërë që Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ta kërcënojë me padi.
Bëhej fjalë për një deklaratë të Musliut lidhur me uniformën që kishte veshur Sadriu gjatë ushtrimeve ushtarake Defender 2021.
“Shkoj e hapi sirtarin ku na vjen posta dhe shkruan për Ganimete Musliun nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. E marr ta hapi. Kur e çeli e kam kërcënimin se do të më padisë Prindon Sadriu mua se e kam dhënë një deklaratë, ku kam thënë se Prindon Sadriu s’ka pasur të drejtë ta veshë uniformën në Defender 2020 a 2021. Dhe ai po do të më padisë mua në emër të presidentes”, u shpreh Musliu në Rubikon të Klan Kosova.
Sipas Musliut, bashkëshorti s’ka të drejtë ta përdorë emrin e presidentes.