Kërcënimi me bombë në Kuvend, ish-aktivisti i PSD-së: Bomba më e rrezikshme është Albin Kurti - NACIONALE

Kërcënimi me bombë në Kuvend, ish-aktivisti i PSD-së: Bomba më e rrezikshme është Albin Kurti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-aktivisti i PSD-së, Azdren Shala, ka komentuar lajmin për kërcënimin me bombë në Kuvend.

Ai ka kërkuar nga deputetët që të mos frikësohen nga ky kërcënim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se deputeti Kurti është bomba më e rrezikshme.

“Mos u frikesohuni prej bombes ne Kuvend, bomba me e rrezikshme eshte ky personi ne fotografi. Shperthimi i tij e shkaterron, jo vec Kuvendin, por krejt republikën”, ka shkruar Shala.

Lajme të ngjashme