Kërcënimet i Sveçlës nga “Severna Brigada”, Klinaku: Këtyre nuk ju reagojnë dhe as nuk i ndjekin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas kërcënimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga “Severna Brigada”.
Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës për standarde të dyfishta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk i ndjekin përfaqësuesit e kësaj brigade.
“Thonë se janë qytetarë të Kosovës dhe të barabartë me secilin në këtë vend (sidomos me qeverisjen aktuale), por këtyre as nuk ju reagojnë, as nuk i ndjekin e as nuk i luftojnë nëpër rrjete sociale!”, ka shkruar Klinaku.