Kërcënimet e Bislimit ndaj BE-së, Berisha: Është kulmi i injorancës nga kjo qeveri - NACIONALE

Kërcënimet e Bislimit ndaj BE-së, Berisha: Është kulmi i injorancës nga kjo qeveri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili mbrëmë ka kërcënuar BE-në me eskalim të situatës në vëru.

Ai ka vlerësuar se deklarata e Bislimit është kulmi i injorancës nga kjo qeveria.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto kërcënime nuk do të kalojnë.

“Kërcënimi i Besnik Bislimi drjetuar BE-në: ‘Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë’ është kulmi i injorancës nga kjo qeveri në raport me partnerët perendimor! Kjo deklarat tregon qartë se e gjithë situata e rënd në fushën e sigurisë është krijuar qëllimishtë, dhe jo rastësisht qeveria e Kosovës është e atakuar nga SHBA dhe BE si burim i destabilitetit. Kërcënimet nuk kalojn, për këtu keni me u bindur shumë shpejt”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme