Kërçeli: Prishtina do të paguajë deri në 15 mijë euro për një ditë pune për “Arkitektin e Kryeqytetit” - NACIONALE

Kërçeli: Prishtina do të paguajë deri në 15 mijë euro për një ditë pune për “Arkitektin e Kryeqytetit”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ilir Kërçeli, shefi i stafit të kabineti të kryeparlamenatrit Glauk Konjufca, ka kritikuar komunën e Prishtinës, për kontratën rreth “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për këtë shërbim komuna do të paguaj deri në 15 mijë euro për një ditë pune në tre vjet radhazi.

Sipas tij, këtë shumë komuna do të ia paguaj konsorciumit që përbehet prej kompanive “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.”.

Deri në 15 mijë euro për një ditë pune në tre vjet radhazi, Komuna e Prishtinës pritet ta paguajë konsorciumin e përbërë nga dy kompanitë private “Ardi CC L.L.C” dhe “Anarch Sh.P.K.” për shërbime rreth “Arkitektit të Kryeqytetit”. “Arkitekti i Kryeqytetit” është një shërbim i cili do t’i vihet në punë administratës së kryetarit Përparim Rama për realizimin e projekteve arkitekturore në Prishtinë", ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme