Këndellet Real Madrid, Modric realizon nga pika e bardhë
Real Madrid ka barazuar rezultatin në sfidën ndaj Rayo Vallecanos.
Ishte mesfushori Luka Modric, që realizoi nga pika e bardhë, pasi Marco Asensio u faullua brenda zonës.
Kroati ishte shumë i sigurt nga 11-metërshi, duke mos i dhënë asnjë shans portierit (37').