Një grua goditet nga treni në Lakrishtë, pëson lëndime të rënda trupore
Një aksident ka ndodhur në lagjen Lakrishtë ku një këmbësore është goditur nga treni.
Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore.
"Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut", thuhet në njoftimin e Policisë.