Këmbësori me lëndime të rënda pasi u godit nga vetura, arrestohet i dyshuari
Një i dyshuar është arrestuar për shkak se e ka goditur një këmbësor me veturë.
Këmbësori është në gjendje të rëndë.
I dyshuari, sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE
Lagjja 28 Fushë Kosovë 06.09.2024 – 15:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë” – ka shkruar ai.