Kelmendi shkruan për liberalizimin: Herën e fundit, kosovarët pa viza udhëtuan me pasaportë jugosllave!
Adriatik Kelmendi, autor i emisionit politik “Rubikon”, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Kelmendi ka shkruar në rrjetin social “X” se nga e hëna kosovarët do të udhëtojnë pa viza Evropë.
Gazetari Kelmendi ka kujtuar se një mundësi të tillë kosovarët për herë të fundit e gëzonin kur udhëtonin me pasaporta të ish-Jugosllavisë.
“Nga e hëna qytetarët e Republikës së #Kosovës 🇽🇰 më në fund do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit. Hera e fundit që kosovarët mund ta bënin këtë ishte 33 vjet më parë kur përdornin pasaportat jugosllave!
Deri në fillimin e luftërave në vitin 1990, pasaporta YU konsiderohej si një nga më të vlerësuarat në botë, pasi ishte ndër të paktat me të cilat mund të udhëtoje lirshëm si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.” – shkroi ai, ndër të tjera.
Starting on Monday citizens of the Republic of #Kosovo 🇽🇰 will finally be able to travel visa free to Schengen countries. The last time Kosovars could do this was 33 years ago when they used Yugoslav passports!
— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) December 29, 2023
Until the start of the wars in 1990, YU passport was considered to… pic.twitter.com/jwuWUgADib