Kelmendi pasi ShBA futi Vulin në listën e zezë: Next stop, Vuçiq!
Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën në Listën e Zezë shefin e BIA-s, Aleksandër Vulin.
Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se me këtë vendim ShBA po i tregon Serbisë se mbetet po ajo e vjetra.
Tutje, Kelmendi ka supozuar se kush është në radhë nga politikanët serb për t’u futur në Listën e Zezë.
“Amerika edhe një herë i tregon Serbisë se mbetet ajo e vjetra. Sot e ka futur në Listë të Zezë bashkëpunëtorin më të afërt të Vuçiqit prej se është në pushtet, Aleksandar Vulinin”, ka shkruar ai.
“Vulini ka qenë disa herë në Rusi për koordinim me Kremlinin dhe është parë si linja më e ashpër e politikës serbe ndaj Kosovës dhe rajonit, shpesh duke bërë kërcënime edhe për luftë.
Next stop, Vuçiq!
Ose kushdo që nuk merr vesh”, ka shkruar Klemendi.