Kelmendi ka një lutje për VV-në: Vetëm nesër provojeni një kandidat tjetër me votim të hapur - NACIONALE

Kelmendi ka një lutje për VV-në: Vetëm nesër provojeni një kandidat tjetër me votim të hapur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka lutur VV-në që nesër të ndryshojë skenarin për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka kërkuar që partia më e madhe në vend në tentativën e nesërme të provojë konstituimin e Kuvendit me një kandidat tjetër për kryeparlamentar dhe me votim të hapur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kelmendi ka shkruar se një veprim i tillë mund të jetë i suksesshëm.

“Qe një ide: 52 herë Vetëvendosje! ka provuar konstituimin e Kuvendit me kandidaten znj. Albulena Haxhiu dhe me votim të fshehtë, por ka dështuar. Pra 52 herë janë bindur se kështu nuk po ecën. Le ta provojnë, bre, nesër, veç një herë të vetme me një kandidat tjetër dhe me votim të hapur. Ndoshta edhe mund të kenë sukses! Ndoshta!”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të ngjashme