Kelmendi: Asociacioni monoetnik nuk kalon
Publicisti dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se debati për Asociacionin monoetnik është debat i kotë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se asnjë qeveri nuk mund ta kalojë një asociacion monoetnik.
“Asociacioni monoetnik” është debat i kotë.
Të mos mashtrohemi! As kjo dhe as ndonjë qeveri tjetër nuk mund ta kalojë një asociacion monoetnik, edhe nëse e dëshiron këtë”, ka shkruar Kelmendi.
Tutje, ai tha se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një asociacion monoetnik.
“Thjesht, Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë.
Për ta krijuar një asociacion monoetnik, do të duhej ndryshuar Kushtetutën.
Kushtetutën nuk mund ta ndryshojë qeveria, edhe po deshi. Duhet Kuvendi. Në Kuvend nevojiten votat e së paku dy të tretave të deputetëve të Kuvendit dhe dy të tretat e votave të deputetëve nga komunitetet pakicë”, ka shkruar ai.
