KEK-u reagon për raportimin e Nacionales: Blloku A5 u ndalua në mënyrë të rregullt - NACIONALE

KEK-u reagon për raportimin e Nacionales: Blloku A5 u ndalua në mënyrë të rregullt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me raportimin e djeshëm në gazetën Nacionale.

Sipas burimeve të Nacionales, blloku A5 në Termocentralin Kosova A ishte ndërprerë për shkak të një rreziku nga shpërthimi.

Megjithatë, nga KEK-u në një komunikatë të hershme në këtë mëngjes, kanë thënë se ndërprerja ka qenë e rregullt.

“Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike. Lidhur me këtë, blloku A5 ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje dhe është paraqitur nevoja për ndalje dhe intervenim të rregullt”, thuhet në komunikatë.

“Gjithashtu prodhimi i kësaj njësie është zëvendësuar tanimë nga deponimet në KESH dhe KEK është duke ofruar kapacitetin në dispozicion sipas planit”, thuhet më tutje.

Në këtë reagim, KEK-u tenton t’iu tregojë qytetarë se çka të lexojnë e çka të besojnë.

“Lidhur me këtë, KEK kërkon nga të gjithë palët që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të mos bien pre e spekulimeve mbi bazën e burimeve jo zyrtare që përveç që po tentojnë të dëmtojnë besueshmërinë e KEK-ut, po provojnë të krijojnë dhe gjendjen e panikut tek publiku i gjerë”, përfundon komunikata.

Lajme të ngjashme