KEK-u njofton: Rikthehet në operim Njësia A4 në Termocentralin Kosova A - NACIONALE

KEK-u njofton: Rikthehet në operim Njësia A4 në Termocentralin Kosova A

1 vit më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia A4 në Termocentralin në Kosova A.

Njoftimi:

Njoftim: Rikthehet në Operim Njesia A4 në TC Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin se, pas një angazhimi të madh nga menaxhmenti dhe stafi i Termocentralit (TC) Kosova A, njesia A4 është rikthyer në operim. Sanimi i defektit në kabllot e matjeve, i cili kishte ndodhur si pasojë e një lidhjeje të shkurtër, ka përfunduar nga profesionistët e korporatës në një kohë optimale.

Falë këtij vullneti dhe përkushtimi të menaxhmentit dhe stafit të TC Kosova A, startimi i njesisë ka filluar sot me dt: 21.10,2024 pas mesnate. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, ajo është sinkronizuar me rrjetin elektrike në ora 05 : 04 dhe gjendja e saj tani është stabile.

Ky rikthim në operim i njesisë A4 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend. Ne falënderojmë të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe jemi të bindur se ky sukses do të ndikojë pozitivisht në operimet tona të ardhshme.

Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon të angazhohet për ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike në vend.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

Lajme të ngjashme