KEK-u lajmëron se B1-shi u kthye në operim - NACIONALE

KEK-u lajmëron se B1-shi u kthye në operim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B1.

KEK-u tha se janë sanuar me sukses defektet e paraqitura si dhe disa sanimet të tjera të domosdoshme në njësinë B1.

“Si rezultat, njësia B1 është rikthyer në operim në ora 04:32 të datës 17.08.2025. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona, rikthimi i njësisë u realizua në kohë të shkurtër, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe duke përmirësuar aspektet mjedisore të operimit” , thuhet aty.

Lajme të ngjashme