KEK njofton se njësia B1 e TC Kosova B është rikthyer në operim - NACIONALE

KEK njofton se njësia B1 e TC Kosova B është rikthyer në operim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njësia B1 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në funksion pas disa sanimesh, njoftoi sot Korporata Energjetike e Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa ndërhyrje, përfshirë ndërrimin e rreth 30 gypave në kaldajë, eliminimin e rrjedhjeve në 410 gypa të kondenzatorit, riparime në skarat e djegies, barrierën termike të pompës furnizuese PF1, si dhe sanime në filtrin elektrik në shtatë nga tetë fushat e tij, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme