KEK njofton: Njësia B2 në kontroll teknik - NACIONALE

KEK njofton: Njësia B2 në kontroll teknik

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka bërë të ditur se Njësia B2, e cila ka operuar pa ndërprerje që nga 26 tetori 2025, ka përfunduar rreth 2,000 orë pune, ose 82 ditë operim kontinual.

Për shkak të ngarkesës së lartë dhe gjendjes teknike, njësi B2 i nënshtrohet një kontrolli teknik që pritet të zgjasë rreth 48 orë. Ekipet profesionale të KEK-ut kanë nisur ndërhyrjet dhe verifikimet për të siguruar rifreskimin e parametrave operativë dhe vazhdimësinë e qëndrueshme të prodhimit.

Lajme të ngjashme