KEK: Njësia B1 është kthyer në operim - NACIONALE

KEK: Njësia B1 është kthyer në operim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas raportimit se njësia B1 ka ndërprerë prodhimin, ka reaguar Korporata Energjetike e Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se për shkaqe teknike është bërë kjo ndërprerje e prodhimit, por se e njëjta tashmë është kthyer në operim.

Sipas KEK-ut, në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.

Njoftimi i plotë i KEK:

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim.

Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MË/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MË/h.

Lajme të ngjashme