KEK: Njësia A-3 është rikthyer në punë
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses punimet për sanimin e njësisë A-3.
Përmes një komunikate për media, KEK ka treguar se kjo njësi tashmë është rikthyer në punë.
Sipas komunikatës, KEK ka në operim dy njësi të Termocentralit Kosova A dhe njësinë B-1 të Termocentralit Kosova B.
“Njesia A-3 e Termocentralit Kosova A, e cila ishte çkyçur nga puna në orët e vona të datës 25.05.2025 për shkak të reagimit të mbrojtjeve elektrike të transformatorit T-3A, është rikthyer në punë me sukses sot në mëngjes. Rreth orës 09:00, njësia është sinkronizuar me rrjetin dhe gjendja e saj aktuale është stabile. Falë angazhimit profesional të stafit të TC-A-së, respektivisht Departamentit të Elektrikës dhe MRRK-së, janë kryer me sukses pastrimi i izolatorëve dhe testime të tjera teknike të nevojshme, të cilat kanë mundësuar rikthimin e njësisë A-3 në funksion. Aktualisht, KEK ka në operim dy njësi të Termocentralit Kosova A (A-3 dhe A-5) dhe njësinë B-1 të Termocentralit Kosova B, me një kapacitet ditor prej rreth 10,500 MË/h”, është thënë në komunikatë.