KEDS u dërgon mesazhe qytetarëve për kursim të energjisë elektrike
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka intensifikuar thirrjet drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, për shkak të rritjes së ndjeshme të konsumit dhe ngarkesës së vazhdueshme në rrjet.
Përmes një njoftimi zyrtar të shpërndarë gjatë ditës së sotme, KESCO ka apeluar tek konsumatorët që të tregojnë kujdes në përdorimin e rrymës, duke theksuar se kërkesa për energji ka arritur nivele shumë të larta.
Përveç komunikatës për media, kjo thirrje është përcjellë edhe drejtpërdrejt tek qytetarët përmes mesazheve në telefon, të dërguara nga KEDS. Në këto mesazhe theksohet nevoja për veprim të menjëhershëm dhe bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët.
"Thirrje per kursim. Konsumi po shenon rekorde! Kerkohet veprim nga te gjithe: kurseni energji, shmangni perdorimin e pajisjeve njekohesisht", thuhet në mesazh.
