KEDS "arsyeton" reduktimet e gjata: Për shkak të reshjeve dhe erërave të fuqishme ka prishje të rrjetit - NACIONALE

KEDS "arsyeton" reduktimet e gjata: Për shkak të reshjeve dhe erërave të fuqishme ka prishje të rrjetit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Kompanisë Kosovare të Shpërndarjes së Energjisë, rrjeti elektrik është i ndërprerë në disa zona për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe erës.

Ata kanë treguar se ekipet janë në terren dhe po identifikojnë prishjet në rrjet.

“Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit”, ka thënë KEDS-i.

Kujtojmë që nga fillimi i kësaj jave, në Kosovë kanë filluar reduktimet e rrymës që i lajmëroi KEDS dje afër mesnatës. Si pasojë e kësaj, bizneset që nga dita e parë po përballen me problemet që shkakton mungesa e elektricitetit. Ata janë detyruar të blejnë gjeneratorë dhe naftë në sasi të madhe, që mos ta ndalin punën.

Lajme të ngjashme