Kearns i reagon zëdhënësit të Borrellit, e kritikon për keqinterpretim të madh
Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, i ka reaguar Peter Stanos, zëdhënës i Joseph Borrellit, shef i diplomacisë së BE-së.
Më saktësisht, Kearns i ka reaguar në lidhje me deklaratën ku Stano e akuzonte Kosovën për “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane”.
Sipas Kearns, një gjuhë e tillë është keqinterpretim i madh.
“Zëdhënësi i Josep Borrell tregon mungesën e plotë të ekuilibrit në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Të thuash që Kosova ka “paaftësi për t’u sjellë në mënyrë evropiane” është një keqinterpretim i madh, por më pas të mos përmendësh veprimet e Serbisë në listën e dhënë më poshtë?”- ka shkruar ajo në Twitter.
.@JosepBorrellF’s spokesperson demonstrates the complete lack of balance in the EU’s dealings with Kosovo.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) August 14, 2023
To say 🇽🇰 has “inability to behave in a European manner" is a gross misrepresentation, but then not to call out Serbia’s actions given list below?pic.twitter.com/xRsqRj5bD0 pic.twitter.com/f5PRIaXBhP