“Ke marrë 5 mijë euro për të regjistruar studentë”, “je ngacmues seksual” – debat i ashpër mes Hasanit dhe Hoxhës
Dibran Hoxha i organizatës ORCA dhe Oktai Hasani, përfaqësuesi i organizatës studentore REFORMA, janë lëshuar në akuza personale gjatë debatit për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit, gjatë emisionit në "Debat Plus".
Hoxha fillimisht ka akuzuar Hasanin, duke pretenduar se ai dhe organizata që ai përfaqëson kanë regjistruar një student në UP për 5000 euro.
Hasani u përgjigj duke thënë se ishte student i dobët derisa e akuzoi Hoxhën për ngacmim seksual, duke shtuar se Hoxha e kishte pranuar këtë.