“Ke hangër…”, “mllef”: Përplasja e Dugollit me Berishën, që duhet ta shihni gjithsesi
Bujar Dugolli, ish-dekan(ë), është përplasur me avokatin Besnik Berisha. Të ftuar në emisionin “Pressing”, ata janë përplasur rreth përmbajtjes së marrëveshjes evropiane.
E gjtiha filloi kur z. Dugolli, që e ka vëllain deputet të VV-së, kur e vlerësoi analizën paraprake të Berishës si “mllef politik”.
“Më vjen keq, por nuk pajtohem aspak me ato që po deklarohet këtu, sepse unë nuk e shoh ashtu. Ju mund ta shihni nga pikëvështrimet e juaja. Mandej dikush mund të ketë mllef nga aspekti opozitar. Unë po mundohem racionalisht ta diskutojë…” – tha fillimisht z. Bujar Dugolli.
E këtu ndërhyri me shpejtësi Besnik Berisha, avokat, që dikur ishte pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Isa Mustafa, si këshilltar.
“Pse unë jam më politikë se ti, a bon me ditë?” – e pyeti z. Berisha Dugollin.
“Unë as s’jam as s’kam qenë këshilltar.” – tha z. Dugollli.
“Ku s’ke qenë? Po ti ke qenë ministër, ke hangër prej qasaj qeverie.” – vlerësoi z. Berisha.
“Mfal, mfal…unë kam qenë tjetër parti politike” – deklaroi Dugolli, gjersa debati i ashpër vazhdoi edhe për ca kohë më shumë.
Gjatë debatit, dy protagonistët treguan edhe simpatinë e tyre politike. Dugolli tha se e ka votuar VV-në, ndërsa Berisha tha se është i lumtur që i takon LDK-së.