Katër të lënduar nga dy aksidentet që kanë ndodhur dje - NACIONALE

Katër të lënduar nga dy aksidentet që kanë ndodhur dje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje kanë ndodhur dy aksidente në lokacione të ndryshme nga të cilat ka pasur lëndime të rënda.

Siç thuhet në raportin e PK-së, njëri nga aksidentet ka ndodhur në Prizren në mes të dy veturave. Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar të dy vozitësit e veturave të aksidentuara.

Rr. Tahir Sinani, Prizren 19.12.2022 – 07:10. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave, të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Në anën tjetër, edhe në Suharekë ka ndodhur një vetëaksident. Sipas policisë në këtë aksident kanë mbetur të lënduar vozitësi i veturës dhe pasagjeri.

Fsh. Duhel, Suharekë 19.12.2022 – 13:00. Raportohet se ka ndodhur vetaksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjeri të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme