Katër të lënduar nga aksidenti në Klinë - NACIONALE

Katër të lënduar nga aksidenti në Klinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gllarevë të Klinës, ku të lënduar kanë mbetur 4 persona.

Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Pejës.

Të involvuara në aksident kanë qenë dy vetura. Nacionale ka siguruar fotografi nga aksidenti.

“Rreth orës15:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor” – thuhet në konfirmim.