Tre të lënduar në Podujevë, dyshohet se shpërtheu bombola e gazit - NACIONALE

Tre të lënduar në Podujevë, dyshohet se shpërtheu bombola e gazit

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë mbetur të lënduar në Podujevë.

Kjo dyshohet se erdhi si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Lajme të ngjashme