Katër të lënduar në një aksident zingjiror në Prishtinë
Një aksident zinxhiror ka ndodhur pak më parë në lagjen Veternik, ku janë lënduar katër persona.
Në aksidentin që ndodhi në hyrje të Prishtinës, ishin të përfshira pesë automjete.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK,
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Ahmeti.