Katër shtatzëna të prekura me Covid po trajtohen në QKUK
Në QKUK e spitalet rajonale po vazhdojnë që të trajtohen pacientë me koronavirus. Sipas raportit ditor të SHSKUK-së në gjithë Kosovën janë 77 pacientë në trajtim mjekësor nga Covid-19.
Në mesin e tyre katër gra shtatzëna e një foshnje.
Ky është raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient./Nacionale.com/