Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit, tri raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe një në Suharekë.

Më poshtë gjeni rastet e plota:

DHUNË FAMILJARE

Graqanicë 21.10.2023-08:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se është ofenduar, shqetësuar dhe sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.10.2023-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër bashkëshortes së tij e cila kishte pranuar trajtim mjekësor. Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 21.10.2023-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar viktimat, djalin dhe vajzën e tij. Viktimat, si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

DHUNË NË FAMILJE

Suharekë 21.10.2023- 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme