Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.

Siç njofton policia, dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë dhe dy në Pejë.

Nga këto raste kanë mbetur të arrestuar katër persona.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 16.07.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Mane Shyti, Prishtinë 17.07.2023-17:48. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën mashkull kosovar-vëllain e tij dhe po ashtu ka ekspozuar një pistoletë. Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 17.07.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar dhe pas intervistimit me dëshirën e saj kthyer tek familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Pejë 15.07.2023-17:00. Është arrestuar me 17.07.2023 i dyshuari kosovar, pasi që me datën e cekur dyshohet se kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe (birre) viktimën mashkull kosovar –babanë e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme