Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në komunikatën e tyre, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Gjakovë.

Nga këto 4 raste, janë arrestuar 3 persona, ndërkohë një tjetër është liruar me procedurë të rregullt. Në Prishtinë raportohet se babai ka ushtruar dhunë psiqike të vazhdueshme ndaj vajzës së tij, ndërkohë që i njëjti është arrestuar.

Në anën tjetër edhe në Gjakovë është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Në Pejë poashtu është arrestuar një person pasiqë kishte sulmuar bashkëshortën e tij.

Ndërkohë, në Gjakovë, një person është arrestuar e më pas është liruar nga policia, pasi dyshohej se i njëjti kishte fyer e kishte sulmuar bashkëshortën e tij.

Prishtinë 27.11.2022-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Gjilan 27.11.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Pejë 26.11.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.Gjakovë 27.11.2022-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte fyer dhe kanosur verbalisht bashkëshorten e tij kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme