Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve. Të gjitha, në Prishtinë.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 06.02.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 05.02.2025 – 17:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 06.02.2025 - 20:51. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

· Prishtinë / 06.02.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme