Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Raporti:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 19.04.2024 – 10:30. Më daten 21.04.2024 ankuesja femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor. I dyshuari gjendet në kerkim policor, ndersa rasti ne procedure hetimore.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE
Obiliq / 06.04.2024 – 04:00. Pas hetimeve nga njesistet kompetente lidhur me rastin, më daten 21.04.2024 është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë / 21.04.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimave kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
· Malishevë / 21.04.2024-12:20. Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.