Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë / 05.03.2026 - NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë / 05.03.2026 – 22:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
· Malishevë / 05.03.2026 - 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se i ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar mbajtje.
· Gjakovë / 04.05.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.