Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 01.03.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 02.03.2026 – 12:37. Është raportuar se viktima shtetase turke përmes telefonit është kërcënuar nga i dyshuari shtetas turk. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë/ 28.02.2026 – 18:00. Me 02.03.2026 është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Istog / 02.03.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte pasur mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme