Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Katër raste të dhunës në familje për 24 orë janë raportuar në Kosovë.
Një rast ka ndodhur në Ferizaj, një në Prizren, një në Deçan dhe një në Pejë.
Njoftimet e Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj, 29.07.2023-20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Prizren, 30.07.2023 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Deçan 30.07.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Pejë 30.07.2023-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune fizike ndaj nënës se tij . Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës . Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.