Katër persona të lënduar pas një përleshje në Viti - NACIONALE

Katër persona të lënduar pas një përleshje në Viti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta, pas një përleshje që ka ndodhur në Viti, dhe rreth kësaj ngjarje janë arrestuar tre persona dhe dy të tjerë gjenden në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Gazetën Nacionale, se tre nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa një tjetër përshkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.

"Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa persona. Në këtë rast katër (4) persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë . Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe janë arrestuar tre të dyshuar Kosovar dhe dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim”, ka deklaruar Hashani.

Tutje ai ka thënë se për këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës hetimet Rajonale në Gjilan.

Lajme të ngjashme